СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Stoltenberg, nga Ukraina ka një kërkesë për Rusinë

Резюме:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar që Rusia t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse nga territori ukrainas.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev më 31 tetor, pasi ka diskutuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg ka thënë se Moska duhet t’i kthejë tri anije ukrainase, të cilat i kishte kapur në Ngushticën e Kërçit në nëntor të vitit të kaluar.

“NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

“Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës”.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se NATO-ja planifikon të rrisë mbështetjen për Ukrainën dhe Detin e Zi, duke kryer stërvitje ushtarake në këtë rajon.

Rusia pretendon se anijet ukrainase të kapura në Ngushticën e Kërçit kanë qenë në ujërat territorialë të Rusisë, mirëpo këto deklarata janë hedhur poshtë nga Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, me seli në Hamburg.

Kreu i NATO-s është cituar t’i ketë thënë presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskiy se marrëveshjet e paqes, që janë arritur me qëllim të dhënies fund të konfliktit në mes të Ukrainës dhe separatistëve rusë, duhet të zbatohen në tërsi nga të dyja anët.

Ai ka thënë se NATO-ja mbështet përpjekjet e Zelenskiyt për ta zgjidhur në mënyrë paqësore këtë konflikt.

Megjithatë, Stoltenberg ka përmendur edhe se Ukraina duhet të vazhdojë të zbatojë reformat, në mënyrë që të garantojë sigurinë e shtetit dhe të punojë për anëtarësim në NATO.

Zelenskiy në anën tjetër ka thënë se Ukraina është “gati për të kaluar në një tjetër nivel” dhe të anëtarësohet në programet e NATO-s.

Посилання:https://www.koha.net/bote/191733/stoltenberg-nga-ukraina-ka-nje-kerkese-per-rusine/
google translate:  переклад
Дата публікації:31.10.2019 18:09:22
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Botë
Додано:31.10.2019 19:04:11




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014