СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Biden kërkon shkarkimin e Trumpit

Резюме:

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai ka “tradhtuar” SHBA-në.

Trump në anën tjetër ka parashikuar se vetëm Gjykata Supreme do ta zgjidhë këtë çështje.

“Për të ruajtur kushtetutën, demokracinë dhe integritetin bazik, ai duhet të shkarkohet”, u ka thënë Biden mbështetësve të tij në një marsh në Nju Hempshir.

Ndërkohë një sondazh i kanalit televiziv, Fox News, që konsiderohet se ka simpati për presidentin, ka treguar se rreth 51 për qind e votuesve kërkojnë që Trump të shkarkohet apo të largohet nga zyra e presidentit, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Trump në ujëra të trazuara

Mirëpo presidenti amerikan nuk ka dhënë shenja se do ta ndryshojë qasjen.

Trump ka kërcënuar me krizë kushtetetuese, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetimet e Kongresit, andaj ka parashikuar se ky rast do të përfundojë në Gjykatën Supeme.

Ai u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Partia e tij Republikanë është “trajtuar shumë keq”.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pas zbulimit të një bisede të 25 korrikut në mes të presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Sipas informatorit, gjatë bisedës, Trump i ka kërkuar homologut të tij ukrainas që të nisë hetime për kundërshtarin e tij në garën për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, dhe përfshirjen e djalit të këtij të fundit, në një kompani ukrainase për energji.

Para thirrjes, Trump pati pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milonë dollarëve për Ukrainën, derisa biseda mes këtyre dy liderëve është fshehur në departamentin për informacione shumë të ndjeshme.

Informatori është ankuar duke pretenduar se Trump “ka përdorur pozitën e tij për të kërkuar ndihmë nga një shtet i huaj”, në prag të procesit zgjedhor për një mandat tjetër presidencial.

Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”.

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi.

Посилання:https://www.koha.net/bote/188232/biden-kerkon-shkarkimin-e-trumpit/
google translate:  переклад
Дата публікації:10.10.2019 13:14:54
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Botë
Додано:10.10.2019 14:04:31




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014