СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Senatori amerikan Ron Johnson: Në Kosovë e në Serbi marrëveshja ndoshta nuk do të pëlqehet

Резюме:

Duhet t'ua shpjegojmë popujve në Kosovë e në Serbi , se marrëveshja e cila ndoshta nuk do t'iu pëlqejë është në interesin e tyre më të mirë, deklaroi senatori amerikan Ron Johnson, i cili javën e shkuar, bashkë me senatorin Chris Murphy, vizitoi Prishtinën e Beogradin.

Ai i tha servisit të "Zërit të Amerikës" në Ukrainë se është punë e liderëve në Beograd e Prishtinë të vendosin nëse mund të arrijnë marrëveshje, transmeton Koha.net.

"Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, se jam takuar me të dy presidentët... se viteve të shkuara kam qenë mjaft i anagzhuar rreth kësaj çështjeje" është shprehur senatori.

Siç citohet të ketë thënë ai, edhe Prishtina, edhe Beogradi presin "liderizim më të madh amerikan" në negociata.

"Mendoj se do t'ua ofrojmë, por jo në formë imponimi e trysnie, por vetëm të përkrahjes në përpjekjet e tyre dhe për krijimin e kushteve", mund të llogarisin në mbështetje të SHBA-ve e të BE-së pasi të arrijnë marrëveshjen, përcjell Koha.net.

Ai ka shtuar se është e nevojshme t'u shpjegohet të gjithë qytetarëve edhe në Kosovë edhe në Serbi "se marrëveshja është në interesin e tyre më të mirë dhe se do të ketë shumë dobi, me vështrim të integrimeve të mëtejshme në ekonominë europiane, më shumë liri lëvizjeje, ekonomi më të suksesshme, meqë pasi të arrihet marrëveshja do të jetë më e lehtë të tërhiqen investime të huaja".

Посилання:https://www.koha.net/arberi/183730/senatori-amerikan-ron-johnson-ne-kosove-e-ne-serbi-marreveshja-ndoshta-nuk-do-te-pelqehet/
google translate:  переклад
Дата публікації:12.09.2019 12:05:40
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Arbëri
Додано:12.09.2019 13:04:05




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014