Резюме: | Autoritetet ukrainase thonë se kanë arrestuar shtatë persona që, sipas tyre janëdërguar nga shërbimet ruse të sigurisë, për të kryer vrasje politike dhe akte të tjera”terroriste”, përfshirë vrasjen e agjentëve të shërbimeve sekrete të Ukrainës. Shefi i shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) Vasyl Hrytsak e bëri njoftimin tëmërkurën (17 prill), katër ditë nga mbatja e votimeve për balotazhin në kuadër tëzgjedhjeve presidenciale të Ukrainës. Në një konferencë shtypi, zoti Hrytsak tha se SBU-ja pengoi “një grup sabotarorëshdhe zbuluesish terroristë të shërbimeve speciale ruse “prej shtatë personash, të cilëtu arrestuan të gjithë”. Ai tha se mërkurën u arrestua edhe një person që ndihmoi grupin, por mbetet e paqartë nëse ai ishte krahas të shtatëve të arrestuar. Rusia morri nën kontroll gadishullit e Krimesë në mars të vitit 2014 dhe u ka dhënëmbështetje të fortë militantëve që mbajnë pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk nëluftë, gjatë së cilës janë vrarë rreth 13 mijë persona që nga prilli 2014. Zoti Hrytsak thotë se që nga fillimi i vitit 2017, shërbimet ruse të sigurisë kanëdërguar disa grupe sabotazhi “që kanë vepruar në mënyrë anonime” në pjesë tëndryshme të Ukrainës, përfshirë atë pjesë që është nën kontrollin e separatistëve tërajonit të Donetskut. Ai tha se këto grupe ishin përgjegjëse për disa sulme përfshirë atë të hedhjes në erëtë një makine ku si pasojë u vra oficeri i shërbimit të zbulimit ushtarak ukrainasMaksim Shapoval, në qershor 2017. Një sulm tjetër në Kiev më parë gjatë këtij muajigjithashtu ndaj një oficeri të zbulimit, dështoi. Prokurorët thanë se personi i dyshuarpër vendosjen e bombës më 4 prill, u vra nga shpërthimi. Megjithatë zoti Hrytsak thase i dyshuari, një shtetas rus, ishte gjallë dhe u kishte dhënë informacioneautoriteteve ukrainase. Zoti Hrytsak tha se “organizatori i vërtetë” i operacioneve në një prej të cilave u vraMaksim Shapovali, ishte një oficer rus i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Dmitry Minayev. Zyrtarët e SBU-së kanë identifikuar një nga shtatë të dyshuarit si Timur Dzortov, qësiç thanë ka mbajtur detyrën e zëvendës shefit të stafit të udhëheqësit të rajonit rustë Ingushetisë, Yunus-Bek Yevkurov, në vitet 2015- 2017. Deri tani nuk ka patur asnjëkoment nga zyrtarët rusë rreth arrestimeve. |