Резюме: | Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të shtunën se Shtëpia e Bardhë me gjasë do të lëshojë të martën një transkript të dytë të bisedës së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
“Kemi një transkript tjetër që pritet të dalë e i cili është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Trumpi para gazetarëve në Bazën e Përbashkët Andrews para se të largohej për një vizitë për në Tuscaloosa, Alabama, raporton Reuters. “Do t’ju jap një transkript të dytë, sepse i kam zhvilluar dy telefonata me presidentin e Ukrainës”.
Trumpi tha se transkripti i dytë me gjasë do të publikohet të martën, transmeton Koha.net.
|