СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Pompeo dhe mundësia e kandidimit të tij për postin e senatorit

Резюме:

Udhëtimet e shpeshta zyrtare të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në shtetin e tij Kansas, kanë nxitur spekulime se ai mund të japë dorëheqjen dhe të kandidojë për Senatin amerikan. Por disa vëzhgues të politikës thonë se roli i Pompeos në bllokimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën dhe procesi i hetimit të Presidentit mund të kenë ndikim në perspektivën e tij politike.

Pompeo ka zhvilluar tre vizita zyrtare në shtetin e tij Kansas këtë vit.

Vizitat e tij kanë tërhequr shumë vëmendjen e medias, përfshirë këtu edhe shefin e kanalit televiziv Fox News, Rupert Murdoch, i cili me shaka e prezantoi Pompeon javën e shkuar në Nju Jork si njeriu me shumë tituj.

“Përfaqësuesi Pompeo, Drejtori Pompeo, Sekretari Pompeo, Senator Pompeo...President Pompeo”.

Gjatë vizitës së fundit, Pompeo u pyet nga një gazetar nëse procesi i hetimit të presidentit ka ndikuar tek ambiciet e tij politike.

“Nuk ka ndryshime. Besoj se i jam përgjigjur kësaj pyetjeje qindra herë. Misioni im nis çdo mëngjes kur zgjohem, është tejet i qartë. Detyra jonë në Departamentin e Shtetit është që të mbajmë të sigurt popullin amerikan, të zbatojmë diplomacinë amerikane dhe të sigurohemi që tregjet amerikane janë të hapura për produktet e Kansasit në mbarë botën”, ka thënë ai, raporton VOA.

Pompeo ka përsëritur vazhdimisht se ai do të shërbejë si Sekretar Shteti për aq kohë sa dëshiron Presidenti Trump. Por ekspertët thonë se së paku ai do të marrë në konsideratë kandidimin për Senat. Burdette Loomis punon në Universitetin e Kansasit.

“Ai do të argumentojë se kjo nuk po e pengon që të kryejë detyrat si Sekretar Shteti. Por është një dyzim i çuditshëm kur kemi një Sekretar Shteti që duket se po e studion terrenin ndoshta për një mundësi kandidimi për Senatin”, ka thënë Loomis.

Hetimi lidhur me bllokimin e ndihmës ushtarake amerikane nga administrata e Presidentit Trump mund të ketë ndikim negativ në perspektivën e Pompeos, thotë për Zërin e Amerikës profesorja Burdette Loomis.

“Gjatë javëve dhe muajve të fundit ka rënë shkëlqimi i zotit Pompeo. Nuk është e qartë se cili ka qenë roli i tij në Ukrainë. Sigurisht që nga dita në ditë, mungesa e moralit në Departamentin e Shtetit po bëhet më e dukshme”.

Ndërsa roli i tij në hetimet për Ukrainën po vëzhgohet me kujdes, Pompeo tha për median lokale se njerëzit në Kansas nuk janë të përqendruar ndaj asaj që ai e quajti “zhurmë” në Uashington.

Посилання:https://www.koha.net/bote/192509/pompeo-dhe-mundesia-e-kandidimit-te-tij-per-postin-e-senatorit/
google translate:  переклад
Дата публікації:05.11.2019 18:19:33
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Botë
Додано:05.11.2019 19:04:15




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014