Ardin Dallku mund të transferohet te skuadra e Shkëndijës së Tetovës.
Mbrojtësi i Kosovës, në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës, është në bankën rezervë te skuadra “Kuqezi”, shkruan gazeta “Sheshi”.
Dallku, pasi i skadoi kontrata me skuadrën ukrainase Vorskla, është pa ekip, por duket se do ta vazhdojë karrierën me ekipin tetovar.
Në sezonin e kaluar, Dallku me Vorsklan luajti në 24 ndeshje dhe pati një gol të shënuar.
|