СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Istogaset para dy dueleve të vështira në Bjellorusi

Резюме:

Klubi Istogu ka dominuar hendbollin e femrave edicionin e kaluar, duke fituar titullin dhe Kupën e Kosovës. Tani Istogu për herë të parë do të luajë në Kupën e EHF-së, pasi dy vitet e kaluara ishte paraqitur në Challenge Cup.

Istogu nuk ka pasur fat në short, ndërsa në raundin e parë kualifikues do të përballet me Gomelin e Bjellorusisë.

Dy skuadrat janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen në Gomel të Bjellorusisë, raporton Koha Ditore.

Gomeli është favorit i madh për të kaluar tutje. Ndeshja e parë luhet të premten, nga ora 18:00, ndërsa e dyta të shtunën nga ora 16:00. Istogu ka angazhuar së fundi dy lojtare nga Mali i Zi, Tina Hetemin e Natalija Milatoviqin. Por është pa lojtaren më të mirë, Elma Kameri, që karrierën e ka vazhduar në Belgjikë.

Gomeli ka lojtare reprezentuese të Bjellorusisë dhe Ukrainës, ndërsa në përbërje ka edhe lojtare nga Rusia. Ka përvojë dukshëm më të gjatë në Evropë, ndërsa vjet u paraqit në çerekfinale të Challenge Cup.

"Vajzat tona i pret punë shumë e vështirë. Por ato janë të gatshme të japin maksimumin për të prezantuar hendbollin kosovar në mënyrën sa më të mirë. Vajzat premtojnë angazhim maksimal", thuhet në njoftimin e Istogut. Istogaset para një viti kaluan një skuadër në Challenge Cup.

Посилання:https://www.koha.net/sport/183807/istogaset-para-dy-dueleve-te-veshtira-ne-bjellorusi/
google translate:  переклад
Дата публікації:12.09.2019 20:46:12
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Sport
Додано:12.09.2019 21:04:19




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014