СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Industria e urrejtjes e Serbisë

Резюме:

“Amerika dhe ‘ushtria e Kosovës’ në Shqipëri po përgatisin sulm në veri të Kosmetit!”, “Amerikanët deshën ta vrisnin Vuçiqin”, “Plan prej ferri i shqiptarëve: Do të futen në veri të Kosovës më 5 qershor!?”, “Amerikanët po e mbushin Kosovën me xhihadistë nga Siria”, “Mercenarët nga Ukraina djegin Beogradin”, “Putin kërcënon: NATO larg nga Serbia!”, “NATO-ja do të na vrasë fëmijët edhe 150 vite të tjera”, “Putin: NATO-ja po e bën virusin për t’i vrarë sllovenët”, “Ustashët kërcënojnë Vuçiqin”, “Akti i turpshëm i Plenkoviqit: për Krishtlindje lavdëron ‘Stuhinë’ dhe Tugjmanin”, “Putini i sjell raketa Serbisë”, “Kroatët rrënojnë Vuçiqin në rrugë!” – këto janë vetëm një pjesë e kryetitujve në ballinat e gazetave me tirazhin më të madh në Serbi, të cilat i kemi zgjedhur në mënyrë rastësore që prej dhjetorit të 2018-s deri në verën e këtij viti.

Kemi shikuar “Informer”-in”, “Alo”-n, “Kurir”-in, “Telegraf”-in, “Blic”-in dhe “Večernje novosti”-n në mënyrë që ta krijonim pasqyrën se si funksionon makineria propagandistike mediale e Vuçiqit, ngase është sekret publik në Beograd se ai personalisht, përmes “sekretares” së tij për media Suzana Vasileviq, i kontrollon dhe menaxhon tabloidet serbe.

Tirazhin më të madh e ka “Informer”-i, si grushti më i fuqishëm i regjimit të Vuçiqit, me mbi 120 mijë kopje, ndërsa të tjerat që i përmendëm kanë nga 50 deri në 80 mijë kopje (së paku kështu thuhet zyrtarisht). Kështu që, mesatarisht, gazetat e përmendura kanë një shitje të përbashkët ditore prej rreth 350 mijë kopjesh. Qëllimi i qasjes së këtillë mediale po që është mbështetja absolute për regjimin e Aleksandar Vuçiqit dhe për atë personalisht, larja e hesapeve me kundërshtarët e tij, kudo qofshin ata. Por, krejt kjo ndodh në shkallë bizare dhe të panjohur.

Fjalori i tabloideve është i thjeshtë, madje tepër i thjeshtë, gjysmanalfabet dhe energjik. Është shpeshtuar përsëritja e shprehjeve të njëjta si “i ligj”, “plan prej ferri”, “kaos” dhe “provokim”, në pothuajse dy të tretat e titujve. Aleksandar Vuçiqi është përditë në ballinat e tabloideve – i shqetësuar për Serbinë, ama përplot shpresë. Putini në uniformë ndërsa Trumpi e sjell apo e tund një top bejsbolli. Serbia është në telashe të mëdha, në ngecje në negociatat me BE-në, në zvarritje të pranimit të humbjes së Kosovës, ekonomikisht dhe demografikisht është në bisht të Evropës, ndërsa zgjidhjen e sheh në mashtrimin e popullatës me komplote të shpeshta dhe me kërcënimet fantome ndaj Serbisë që e vënë Rusinë, ndikimi i të cilit është përherë më i madh, në rol shpëtimtari. (Autori është kolumnist i së përditshmes kroate “Jutarnji List”, prej ku dhe është marrë shkrimi. Të plotë në shqip mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Посилання:https://www.koha.net/bote/183178/industria-e-urrejtjes-e-serbise/
google translate:  переклад
Дата публікації:09.09.2019 7:28:40
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Botë
Додано:09.09.2019 8:03:50




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014