Dy autobusë nën përcjellje të policisë kanë dalë nga Moska duke transportuar një numër të të burgosurve gjatë procesit të shkëmbimit të tyre me Ukrainën, transmeton Rel raportimin e Reuters-it.
Agjencia e lajmeve Interfax tha se një autobus me të burgosur ka arritur në aeroportin e Moskës dhe një aeroplan me simbole të qeverisë së Ukrainës ka ateruar.
Kush janë të burgosurit?
Regjisori Oleg Sentsov u arrestua gjatë një proteste kundër aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, dhe u shpall fajtor për komplot të akteve terroriste.
Ai mohoi akuzat përderisa Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe vende tjera thanë se gjyqi i tij ishte i motivuar politikisht.
Marinarët e ndaluar u kapën së bashku me tre anije detare, ndërsa ata u përpoqën të kalojnë përmes ngushticës Kërç, e vetmja çasje në portet e Ukrainës në Detin e Azovit.
Në muajin maj një gjykatë ndërkombëtare urdhëroi Rusinë të lirojë marinarët dhe anijet.
Një avokat rus tha për agjencinë e lajmeve Tass se disa të burgosur rusë po përgatiteshin për një shkëmbim të mundshëm. Sipas avokatit, ata janë persona të dënuar për komplot të sulmeve në Ukrainë.
|