СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Senatorët amerikanë kërkojnë sakrificë nga Kosova e Serbia për arritjen e marrëveshjes

Резюме:

Kosova ka qenë ndalesa e parë e dy senatorëve amerikanë, demokratit, Chris Murphy dhe republikanit, Ron Johnson, si pjesë e turneut të nisur në Ballkan.

Pas takimit me liderët kosovarë, nga ndërtesa e Ambasadës amerikane në Prishtinë, të dy senatorët theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe përfitimet e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.

Demokrati, Chris Murphy, tha se të dy vendet duhet të sakrifikojnë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, e cila do të rezultonte me normalizimin e raporteve mes tyre.

“Presim që dialogu të jetë kuptimplotë dhe i frytshëm, që nënkupton që të dyja palët duhet të kuptojnë se kërkohet sakrificë në mënyrë që të normalizohen raportet mes këtyre dy vendeve dhe që të dyja vendet të rrisin ekonominë e tyre. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë me përfitime pozitive ekonomike dhe politike për të dyja vendet. Këtë mesazh do ta sqarojmë edhe në Beograd, sikurse që bëmë këtu”, ka thënë Murphy.

Kurse, republikani, Ron Johnson, duke përmendur zgjedhjet e 6 tetorit, tha se presin që praktika e mirë e zgjedhjeve të lira të vazhdojë edhe në të dielën e parë të tetorit.

“Më 6 tetor, kosovarët do të votojnë në zgjedhje shumë të rëndësishme. Kjo është ajo që i nxit qytetarët të dalin e të shprehin vullnetin e tyre. Kosova ka traditë të zgjedhjeve të lira e të drejta dhe presim që kjo të vazhdojë. Inkurajojmë gjithë shoqërinë që të votojë”, ka thënë Johnson.

Johnson dhe Murphy, gjatë kësaj jave, do të qëndrojnë për vizitë edhe në Serbi dhe Ukrainë.

Vizita e tyre në Ballkan ndodh pak ditë pasi që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, emëroi zëvendësndihmësin e tij, Matthew Palmer, si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Посилання:https://www.koha.net/arberi/182574/senatoret-amerikane-kerkojne-sakrifice-nga-kosova-e-serbia-per-arritjen-e-marreveshjes/
google translate:  переклад
Дата публікації:04.09.2019 20:02:41
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Arbëri
Додано:04.09.2019 21:04:19




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014