СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Ansambli “Shota” merr çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës e Artit në Turqi

Резюме:

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, njofton se ka fituar çmimin e dytë, në festivalin më të madh të folklorit në botë “Büyükçekmece Kulture ve Sanat Festivali” (Festivali Ndërkombëtar i Kulturës dhe Arteve), në Turqi.

Ansambli “Shota” thotë se ka përsëritur suksesin e vitit 2013, kur po ashtu kishte fituar çmimin e dytë në këtë festival, por tani në një konkurrencë dukshëm me të fortë, duke marrë parasysh që në edicionin jubilar- të 20-të të këtij festivali, këtë çmim e ka marrë në garën ku kanë konkurruar 28 shtete nga mbarë bota.

“Marrë parasysh se Ansambli ka udhëtuar në Turqi, me disa mungesa në orkestër dhe grupin e valltarëve, ky është sukses shumë i madh, edhe për faktin që në këtë festival kanë garuar shtete me ansamble shumë serioze nga Rusia, Gjeorgjia, Ukraina, Bullgaria, Spanja, Serbia, Kroacia, Hungaria, Panamaja, India etj. Vendin e parë dhe çmimin “Ura e Artë” e Mimar Sinanit e kanë ndarë dy ansamble nga Rusia dhe Hungaria ndërkaq vendin e tretë e ka fituar ansambli nga Gjeorgjia. Krahas pllaketës së argjendtë, për vendin e dytë Ansambli ka marrë edhe shpërblim material në vlerë prej 2000 dollarësh Amerikan”, thuhet në njoftim.

Ansambli “Shota” thotë se ky festival 7 herë është shpallur festivali më i mirë i folklorit në botë.

“Se sa i rëndësishëm është ky festival tregon fakti se në të, krahas garës së folklorit, janë organizuar edhe tri gara tjera paralele: Gara e fotografisë artistike, gara e vallëzimit kontemporan dhe gara e skulpturës prej druri. Gjithsej shtete pjesëmarrëse, në të gjitha garat, ishin 71 vende nga mbarë globi. Festivali është mbajtur nga data 26 Korrik deri me 3 Gusht. Moto-ja e këtij edicioni ishte: “Dashuri për njëri-tjetrin, paqe për të gjithë” (Love for each-other, peace for all). Se çfarë rëndësie i kushton organizatori këtij festivale dëshmojnë shumë fakte: Marketingu i jashtëzakonshëm, jo vetëm në qytetin ku ai zhvillohet, por edhe në Stamboll dhe qytete tjera të Turqisë”, thuhet në njoftim.

Në hapje të festivalit kanë marrë pjesë shumë deputetë të parlamentit turk dhe kryetarët e 5 komunave më të rëndësishme të Turqisë, në mesin e të cilëve edhe Ekrem Imamogllu, kryetar i porsazgjedhur i Stambollit.

Pastaj të gjitha aktivitetet e festivalit, janë transmetuar drejtpërdrejtë në kanale të ndryshme televizive të Turqisë.

{gallery}

Посилання:https://www.koha.net/kulture/177750/ansambli-shota-merr-cmimin-e-dyte-ne-festivalin-nderkombetar-te-kultures-e-artit-ne-turqi/
google translate:  переклад
Дата публікації:06.08.2019 15:49:51
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Kulturë
Додано:06.08.2019 16:04:10




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014