СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Libia arreston dy zyrtarë rusë “paqeruajtës”, si në rastin e Kosovës

Резюме:

Sipas mediave ndërkombëtare, me 5 korrik, Qeveria libiane ka arrestuar dy zyrtarë të dyshuar të Qeverisë ruse - Maksim Shugaley dhe Samer Suayfan - pas një hetimi të gjerë dhe diskret.

Arrestimet erdhën pas një hetimi të gjatë i cili zbuloi lidhjen e tyre me oligarkun rus Yevgeniy Prigozhin dhe Agjencinë e Kërkimit në Internet (IRA) a.k.a Lakhata Internet Research. Të njëjtit ishin të kamufluar si punëtorë të Fondacionit për Mbrojtjen e Vlerave Tradicionale.

Sipas zyrtarëve anonimë të njohur me hetimin, zyra Libiane e Prokurorit të Përgjithshëm (OAG) me bazë në Triopoli ka akuzuar zyrtarët rusë për inicim të anarkisë në Tripoli dhe për rolin e tyre në nxitjen e luftës civile të prillit 2019 në Libi.

Në fillim të vitit 2019, qeveria ruse përdori një platformën strategjike të fshehtë politike “IRA” për të kryer operacione të influencës ruse për të arritur qëllimet strategjike të Qeverisë ruse në Afrikë. Që nga shtatori 2018, teknologu politik Maksim Shugaley ishte i punësuar nga IRA, dhe ishte i fokusuar në influencën përmes internetit në shumë vende afrikane duke shpërndarë analiza politike dhe duke përdorur “soft power”, me mbulesë mbledhjen e të dhënave ekonomike dhe politike. Në fund të vitit 2018, Shugaley përqendroi përpjekjet e tij për ndikim në zgjedhjet presidenciale të Madagaskarit, në përpjekje për të instaluar një udhëheqës të kontrolluar nga qeveria ruse. Libia dhe Madagaskari janë në mes të prioriteteve gjeografike të kësaj platforme, por agjentët e Yevgeniy Prigozhin janë aktivë edhe në mbi 20 vende në Afrikë, përfshirë Sudanin, Republikën Qendrore Afrikane (CAR), Çadin, Nigerinë, Keninë, (DRC), Angolën, Guinenë , Guinea-Bisau, Mozambikun dhe Zimbabven. Përveç Afrikës, rrjeti i tij është shumë aktiv edhe në Ukrainë. Duke pretenduar të jenë specialistë të marrëdhënieve me publikun nga një kompani me bazë në Rusi që ofron financim të fushatës dhe këshilla politike, këta rusë kanë punuar në drejtimin e qeverisë ruse për të instaluar një regjim marionetë në Libi, nën kontrollin e Rusisë.

Njëri prej rusëve të arrestuar në Tripoli - Maksim Shugaley - veproi ngjashëm me mbulesë në Madagaskar dhe u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2018. Përveç kësaj, Shugaley ishte përfshirë edhe në një skandal të vitit 2002 në Shën Petersburg. Kur kandidati i tij për zgjedhje lokale u mor në pyetje dhe iu kërkua të dorëzonte dokumente të veçanta në gjykatë, Shugalei i shqeu ato, i vuri zjarrin me një çakmak dhe i hodhi për të siguruar që askush nuk i pa. Ky është një shembull tjetër i qeverisë ruse, e cila përdorë platforma të fshehta politike dhe oligarkë si Prigozhini, për të arritur qëllimet e veta të politikës së jashtme në kurriz të një vendi tjetër. Paqëndrueshmëria e vazhdueshme dhe konflikti në vendet në zhvillim kishin bërë që qeveria ruse të përfitoj, duke lejuar kompanitë ruse private dhe ushtarake të fitojnë kontrata të favorshme për burimet e mineraleve të çmuara - si p.sh. vaji i Libisë. Kremlini në mënyrë të ngjashme e përdori ekonominë si një mjet të ndikimit malinj në Evropën Lindore, veçanërisht në sferat e energjisë dhe hapësirës kibernetike, për të arritur fshehurazi qëllimet e veta.

Siç tregon ky shembull, megjithatë, ekzistojnë lidhje të forta mes tyre. Para ca ditësh, gjithashtu në Kosovë një zyrtar rus i UNMIK-ut Krasnochenkov ishte arrestuar nga autoritetet vendore, më akuzën se kishte penguar punën e Policisë së Kosovës duke vendosur makinën e tij zyrtare si barrikadë, transmeton RTK. Atij në veturë iu gjetur dhe një motosharrë, e cila ishte përdorur për të prerë drunj dhe për t'i vendosur në rrugë, si pjesë e barrikadës. Shembuj të ngjashëm si më lartë janë edhe përpjekjet e Kremlinit për të përmbysur qeverinë e Malit të Zi në vitin 2016 ose veprimet e tyre për të prishur marrëveshjen e Prespës të vitit 2019, dhe për të ndalun procesin e ndryshimit zyrtarisht të emrit të Maqedonisë së Veriut dhe për të filluar procesin e anëtarësimit të saj në NATO dhe BE.

Посилання:https://www.koha.net/arberi/173541/libia-arreston-dy-zyrtare-ruse-paqeruajtes-si-ne-rastin-e-kosoves/
google translate:  переклад
Дата публікації:11.07.2019 16:31:19
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Arbëri
Додано:11.07.2019 17:04:02




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014