СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Edhe Zaevi pre e humoristëve rusë, pranon se ua kishte dhënë atyre numrin e Haradinajt

Резюме:

Pranon lëshime por jo dhe përgjegjësi apo dorëheqje – as personale, as të askujt në kabinetin e tij.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në mesditë mbajti një konferencë për shtyp, pasi mbrëmë dëgjoi bisedat e tij të publikuara gjoja me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenkon dhe Jens Stoltenbergun e NATO-s.

Bëhet fjalë për komedianët rusë, Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov), të cilët duke u paraqitur me identitet të rremë të figurave të larta politike, flasin për një orë me Zaevin.

Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe humoristët i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube. Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimi rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100,000 euro Patriarkut Bartolomej. Pikërisht për këtë pjesë, Zaevi tha se ishte e montuar dhe joautentik, edhe pse ai nuk e shpjegoi kontekstin.

“Sillem ashtu si ndihem. Personalisht me mjete të mia nga familja ime, ndërmarrje personale ose të familjes sime, kam ndihmuar shumë shpesh me shuma serioze të parave, materiale, në të shumtën e rasteve me tulla. Kur ju ndodhë një bisedë e këtillë ju tregoni se nuk keni problem të ndihmoni diku nëse duhet të ndihmohet”, theksoi Zaevi, raporton Alsat-M.

Ai pohon se janë respektuar protokollet diplomatike, por përkujtoi edhe se kontraktimin e bisedave me vendet që janë të afërta i bëjnë drejtpërdrejt kabinetet. Por, jo rrallë ndodhë që funksionarët të komunikojnë edhe drejtpërdrejt. Gjatë komunikimit të drejtpërdrejt, këshilltarët e Zaevit marrin shënime.

“Unë përkujtoj se nuk e kam për herë të parë, kam biseduar me Stoltenbergun, me Poroshenkon, me liderë të tjerë të vendeve partnere të RMV-së, dhe komunikimi i lidhur në njërën prej bisedave është përmes rrjetit fiks. Derisa jam në punë…. Unë jam në punë, është kërkuar nga gjoja presidenti Poroshenko që të vendosë kontakt me mua, jap termin në mes takimeve, atëherë kur edhe bisedoj. Pran meje në të shumtën e rasteve qëndron një nëpunës, ky është Dane Talevski ose Bojan Mariçiqi ose një pjesë e këshilltarëve të tjerë të cilët mbajnë procesverbal, fillimisht procesverbal për t’u vendosur në arkivin e shtetit, por edhe që t’i njoftojmë mediat”, u shpreh Zoran Zaevi.

RAMUSH HARADINAJ, PRE E HUMORISTËVE RUSË

Reagimet e Poroshenkos dhe Stoltenbergut të vërtetë deri tani nuk kanë mbërritur në adresën e Qeverisë. Zaevi tha se nëse ka nevojë do të kërkojë ndjesë.

Qëndrimi i tij është se bisedat e regjistruara nuk janë të porositura nga dikush nga Maqedonia, por se ai personalisht është shënjestër e diskreditimit politik dhe ky është një tentim për të dëmtuar interesat strategjik për anëtarësim në NATO.

Gjatë konferencës së tij për media, Zaevi, sipas republika.mk, ka treguar se ai ua kishte dhënë humoristëve rusë numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se “është e natyrshme që t’ua hapë numrat e telefonit të liderëve rajonalë” komedianëve rusë.

Zaevi, përpos numrin e Haradinajt, atyre ua kishte dhënë edhe numrin e telefonit të Sekretarit të atëhershëm të Shtetit amerikan, Wess Mitchell.

“Është e natyrshme t’ia jap numrin e ndonjë zyrtari të Evropës Juglindore dikujt që vërtet kam besuar se është presidenti i Ukrainës. Ky nuk është sekret shtetëror, dhe natyrisht se më vjen keq që jam abuzuar në këtë formë, por në të njëjtën kohë nuk besoj se biseda ka zbuluar ndonjë sekret shtetëror. Kanë qenë qëndrime që i kam përsëritur çdo ditë rreth nesh këtu, në Ballkan, për integrimet në BE”, ka thënë Zaevi para mediave.

Në diskutim, Zaevi ka zbuluar për “Petro Porosenkon” e rremë qëndrimin e liderëve evropianë, si Angela Merkel ndaj Ballkanit, veçanërisht në lidhje me idenë për shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë. /koha.net

Посилання:https://www.koha.net/arberi/173240/edhe-zaevi-pre-e-humoristeve-ruse-pranon-se-ua-kishte-dhene-atyre-numrin-e-haradinajt/
google translate:  переклад
Дата публікації:09.07.2019 18:10:34
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Arbëri
Додано:09.07.2019 19:04:08




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014