СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Daniel Serwer: BE është e ashpër me Prishtinën, taksa nuk po funksionon

Резюме:

Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se Serbia nuk është akoma e gatshme që të arrijë një marrëveshje për njohjen e Kosovës. Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj dy shteteve

Erjon Dervishi

Dështimi i takimit të Parisit, për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ka nxjerrë edhe një herë në pah, problemet dhe të metat e dialogut Kosovë-Serbi. Duket se vendosja e taksës nga ana e qeverisë së Kosovës, nuk ka arritur që ti shërbej afrimit midis dy palëve. Nga ana tjetër vetë Bashkimi Evropian është treguar pak më i ashpër me Kosovën. Edhe pse në raportet e tij të përvitshëm, Komisioni Evropian, thekson se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave, përsëri, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, është skeptik. Serbia nuk pranon që të ulet në tryezën e bisedimeve me Kosovën, ku si kusht kryesor ka vendosur heqjen e taksës. Por duket se ky mbetet vetëm pretekst. Studiuesi i njohur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, nga Shkolla John Hopkins, thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është gati që ta njohë Kosovën. Për sa i përket nivelit të demokracisë në Kosovë dhe Serbi, Serwer, thekson se politikanët e të dyja vendeve janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për interesat e tyre.

Intervista e plotë:

-Z. Serwer, a besoni se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka kurjen për të arritur ndonjë marrëveshje me Kosovën?

D. Sewer: Unë dyshoj nëse Presidenti Vuciq është i përgatitur të bëjë atë që është e nevojshme: të njohë dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

-A mendoni se tarifa e vendosur nga ana e qeverisë së Kosovës duhet të revokohet, apo thjesht Serbia nuk e do këtë marrëveshje?

D. Sewer: Qëllimi kryesor i vendosjes së taksës, ishte që palët të përfshiheshin në dialog, përfshi këtu edhe Kryeministrin Haradinaj. Këtij qëllimi i ka shërbyer. Taksat nuk po e pengojnë Serbinë të arrijë ose të sigurojë shumë të ardhura. Unë do të rekomandoja që të hiqesh dorë nga kjo taksë.

-Një gjë tjetër e rëndësishme kur flasim për Serbinë, ka të bëjë me faktin se shumë organizata ndërkombëtare kanë thënë se demokracia është dobësuar, media e pavarur dhe liria e medias janë rrezikuar, madje Freedom House ka treguar se Vuçiç vazhdimisht ka gërryer të drejtat politike, të drejtat e njeriut, ka presion ndaj mediave të pavarura, opozita dhe shoqëria civile. A mendoni se Perëndimi po i kthen shpinën vlerave të veta kur bëhet fjalë për Serbinë?

D. Sewer: Unë mendoj se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, duke shpresuar se afrimi i Beogradit në procesin e pranimit do të prodhonte rezultate më të mira sesa mbajtja e Serbisë jashtë këtij sistemi. Kjo nuk ka funksionuar. Bashkimi Evropian ka qenë shumë më i ashpër me Prishtinën, duke e mohuar heqjen e vizave edhe pas plotësimit të kushteve. Kjo nuk është e mençur.

-Sa durim mund të ketë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, me situatën e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë?

D. Sewer: Mendoj se duhet të kemi më shumë durim se sa kemi treguar kohët e fundit. Presioni mbi Serbinë do të rritet kur të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian. Amerikanët dhe evropianët duhet t’i bëjnë të qartë Serbisë se do të duhet të përfundojnë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, nëse Beogradi dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Uashingtonin.

-A po e shtyn Perëndimi, Serbinë që të përqafojë Rusinë, duke mos pasur një pasqyrë të qartë ndaj të ardhmes së saj euroatlantike?

D. Sewer: Perëndimi i ka dhënë Serbisë shumë. Nëse ende dëshiron të përqafojë Rusinë, kjo është zgjedhja e saj. Nuk do të doja që Perëndimi të vraponte pas Serbisë. Le ta lëmë Serbinë të zbulojë se sa pak mund të ofrojë Rusia, një fuqi rajonale në rënie.

-20 vjet pas bombardimeve të NATO-s, a mund të thoni se Serbia dhe Kosova janë shtet i lumtur demokratik?

D. Sewer: Sigurisht që ata nuk janë plotësisht të lumtur ose tërësisht demokratike. Mungon sundimi i ligjit. Korrupsioni është shumë i zakonshëm. Politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetes dhe partive të tyre sesa njerëzve. Por nëse njerëzit duan më mirë, ata duhet të votojnë për të/Marrë nga "Shekulli".

Daniel P. Serwer është profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve, si dhe drejtor i Menaxhimit të Konfliktit dhe Programeve të Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën Johns Hopkins të Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara. Serwer është gjithashtu një studiues në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington D.C. Është autori i librit, “Lufta në Paqe në Ballkan, në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë” (Palgrave MacMillan, 2019).

Посилання:https://www.koha.net/arberi/173218/daniel-serwer-be-eshte-e-ashper-me-prishtinen-taksa-nuk-po-funksionon/
google translate:  переклад
Дата публікації:09.07.2019 16:50:43
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Arbëri
Додано:09.07.2019 17:04:38




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014