СПІЛЬНО БАЧЕННЯ  ::  ІНОЗМІ
Переклади, аналітика, моніторинг - Україна (і не лише) очима іноземних ЗМІ
         Головна        
        Політика        
      Human rights      
  Міжнародні відносини  
        Культура        
          Спорт         
        Більше...       

Знайдено на сайті:Koha Ditore
Мова:28 (Albanian / shqipe)
Заголовок:

Presidenti i Ukrainës i kërkon BE-së shtim të sanksioneve ndaj Rusisë

Резюме:

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Bruksel, presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shtojë sanksionet kundër Rusisë.

Pas negociatave të zhvilluara me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk më 5 qershor, Zelenskiy ka falënderuar BE-në për “mbështetjen e paluhatur” dhe ka bërë thirrje për “fuqizim të sanksioneve, në mënyrë që të kthehet paqja në Ukrainë”.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirje të aseteve dhe bllokim të marrjes së vizave për individë dhe entitete ruse, pasi Moska ka pushtuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014, dhe ka mbështetur nga ajo kohë, separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë rreth 13,000 persona të vdekur, raporton REL.

Tusk ka thënë se duke realizuar vizitën e tij të parë si president në BE dhe selinë e NATO-s, Zelenskiy ka dërguar “sinjal të fuqishëm dhe të rëndësishëm”.

Bashkimi Evropian “do të jetë gjithmonë i vendosur për t’i ndihmuar Ukrainës për të fuqizuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, stabilizimin e ekonomisë dhe kryerjen e reformave në sektorin e energjisë”, duke shtuar se blloku evropian do të jetë “i përkushtuar për pavarësinë e Ukrainës dhe integritetin territorial”.

Një aktor komik dhe pa përvojë politike, Zelenskiy ka mundur ish-presidentin e këtij shteti, Petro Poroshenko me shumicë të votave më 21 prill.

Ceremonia e inaugurimit të tij është mbajtur më 20 maj.

Посилання:https://www.koha.net/bote/167018/presidenti-i-ukraines-i-kerkon-be-se-shtim-te-sanksioneve-ndaj-rusise/
google translate:  переклад
Дата публікації:05.06.2019 21:58:35
Автор:
Url коментарів:
Джерело:
Категорії (оригінал):Botë
Додано:05.06.2019 22:05:47




Статистика
За країною
За мовою
За рубрикою
Про проект
Цілі проекту
Приєднатися
Як користуватися сайтом
F.A.Q.

Спільнобачення.ІноЗМІ (ex-InoZMI.Ruthenorum.info) розповсюджується згідно з ліцензією GNU для документації, тож використання матеріалів, розміщених на сайті - вільне за умов збереження авторства та наявності повного гіперпосилання на Рутенорум (для перекладів, статистики, тощо).
При використанні матеріалів іноземних ЗМІ діють правила, встановлювані кожним ЗМІ конкретно. Рутенорум не несе відповідальності за незаконне використання його користувачами джерел, згадуваних у матеріалах ресурсу.
Сайт є громадським ресурсом, призначеним для користування народом України, тож будь-які претензії згадуваних на сайті джерел щодо незаконності використання їхніх матеріалів відхиляються на підставі права будь-якого народу знати, у якому світлі його та країну подають у світових ЗМІ аби належним чином реагувати на подання неправдивої чи перекрученої інформації.
Ruthenorum/Спільнобачення Copyleft 2011 - 2014