Mesfushori i Shakhtar Donetskut, braziliani Taison pritet që gjatë kësaj vere të transferohet në Itali, te skuadra e Romës.
Agjenti i tij, të mërkurën në një intervistë për mediumet ukrainase ka pranuar se gjasat janë të mëdha që Taison të largohet nga Shakhtari këtë verë, pasi ka ofertë nga Roma, transmeton Koha Ditore.
31-vjeçari, ka kontratë me Shakhtarin deri në vitin 2021 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
"Taison është i lumtur te Shakhtari, por nuk përjashtohet mundësia e largimit, pasi jemi në negociata me Romën", është shprehur Diego Dornelles.
Taison në edicionin e fundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 15 asistime në 35 paraqitje për Shakhtarin në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te Metalurg Kharkivi dhe Internacionali.
Gjithashtu ka edhe tetë paraqitje me Brazilin.
|